El Nacional: Real Madrid refuzoi 40 milionë euro nga Newcastle United për Hazard
Real Madrid ka refuzuar plotë 40 milionë euro për sulmuesin Eden Hazard nga Newcastle United.
Sport
“Los Blancos” tashmë e kanë vendosur lojtarin në shitje, pasi nuk është në planet e Carlo Ancelottit, derisa shumicën e ndeshjeve qëndron në stol, transmeton lajmi.net.
Sipas “El Nacional”, Newcastle United ka provuar të përfitojë nga situata duke ofruar plotë 40 milionë euro për shërbimet e belgut.
Sidoqoftë, gjiganti madrilen ka refuzuar këtë ofertë, ngase pranojnë shitjen e 31-vjeçarit vetëm për 50 milionë euro, edhe pse do jenë në humbje ngase shpenzuan plotë 115 milionë euro para disa viteve.
Ndërkohë, edhe Hazard nuk është i interesuar për kalimin te Newcastle, ngase preferon rikthimin te Chelsea./Lajmi.net/