“El Clasico” në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës
Superkupa e Spanjës për edicionin 2021/22 do jetë shumë interesante, meqenëse do sjell përballjen e zjarrtë mes dy rivalëve të përbetuar, Barcelona dhe Real Madrid.
Sport
Duke ndjekur rregullat e Superkupës, fituesi i Kupës së Mbretit, Barcelona do takohet me skuadrën që renditët në pozitën e dytë në tabelë në edicionin e kaluar, Real Madrid, transmeton lajmi.net.
Në këtë mënyrë, fituesi i “El Clasicos” do arrijë të kualifikohet në finale.
Ndërkohë, finalisti tjetër në Superkupën e Spanjës do zbulohet pas takimit Atletico Madrid – Athletic Bilbao.
📌 Supercopa 2022
⚽ Barça-Madrid— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) May 25, 2021
Ende nuk ka asnjë datë të caktuar se kur do zhvillohen ndeshjet./Lajmi.net/