El Chiringuito: Mbappe e konfirmon largimin pas ndeshjes ndaj Realit, Haaland dëshiron kalimin në “Santiago Bernabeu”

Televizioni spanjoll, "El Chiringuito" ka dhënë disa lajme bombastike sa i përket Real Madridit.

Sport

03/01/2022 09:25

Gjiganti madrilen është tejet i interesuar për epokën e re të “Galaktikëve”, andaj do provojnë të nënshkruajnë me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, transmeton lajmi.net.

Gazetari i “El Chiringuito”, Josep Pedrerol raportoi fillimisht se Mbappe do e lajmëroi largimin nga PSG, pas ndeshjes ndaj Real Madridit në 1/16 e fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Ndërsa, sa i përket Haaland, gjithmonë sipas Pedrerol, norvegjezi do ishte i gëzuar për kalimin në “Santiago Bernabeu”.

Përpos kësaj, edhe vetë klubi madrilen është në dijeni që Haaland dëshiron të luajë në fanellën e bardhë dhe kjo mund të ndodh në sezonin e ardhshëm./Lajmi.net/