El Chiringuito jep lajmet e fundit për lojtarët e Real Madrid

Mediumi spanjoll El Chiringuitio ka raportuar se Vinicius Junior është i gatshëm për të përsëritur përformancën e tij ndaj Liverpoolit dhe Eden Hazard do të ketë minutazh në pjesën e dytë.

Sport

27/04/2021 16:19

Real Madrid dhe Chelsea do të luajnë ndaj njëra tjetrës sonte me fillim nga ora 21:00 në kuadër të gjysëmfinales së parë në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Kështu, El Chiringuito ka raportuar gjatë ditës së sotme se sulmuesi i ‘Los Blancos’, Vinicius Junior, do të mundohet të përsërisë përformancën e tij që kishte ndaj Liverpoolit, për të cilën u vlerësua shumë.

Përpos kësaj, mediumi spanjoll raporton se belgu Hazard do të ketë minuta në ndeshjen e sotme kundër ekipit të tij, Chelsea.

Zinedine Zidane mund të bëhet trajneri i vetëm në histori të futbollit që arrin të fitojë Ligën e Kampionëve katër herë në qoftë se arrin të fitojë trofeun e LK-së këtë sezon, në anën tjetër do të ishte finalja e dytë për Thomas Tuchel në dy vite radhazi./Lajmi.net/