Ekzaltohet Tomë Gashi pasi Abdixhiku i shpëtoi shkarkimit, publikon një fotografi të tij me Osmanin
Avokati i njohur, përkrahësi i fuqishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi është ekzaltuar me rezultatin e djeshëm të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së. Gashi është gëzuar shumë që Lumir Abdixhiku mbeti kryetar i LDK-së dhe nuk u shkarkua nga Këshilli i Përgjithshëm, transmeton lajmi.net. Aq shumë është gëzuar, sa që ka publikuar në story një…
Lajme
Avokati i njohur, përkrahësi i fuqishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi është ekzaltuar me rezultatin e djeshëm të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së.
Gashi është gëzuar shumë që Lumir Abdixhiku mbeti kryetar i LDK-së dhe nuk u shkarkua nga Këshilli i Përgjithshëm, transmeton lajmi.net.
Aq shumë është gëzuar, sa që ka publikuar në story një fotografi të Abdixhikut me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani nga zgjedhjet e fundit.
Sikurse Gashi, edhe shumë përkrahës e zyrtarë të tjerë të VV-së janë gëzuar me mbetjen e Abdixhikut kryetar të LDK-së./lajmi.net/
