Burim Ramadani përsërit thirrjen për narko-test të deputetëve: Siguria duhet të jetë mbi të gjitha

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka përsëritur thirrjen që deputetët t’i nënshtrohen narko-testit, duke e cilësuar këtë si një çështje të sigurisë, integritetit dhe përgjegjësisë institucionale. Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka theksuar se kryerja e narko-testit është e domosdoshme dhe se nuk duhet të ketë hezitim për një hap të tillë,…

Lajme

31/07/2026 09:35

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka përsëritur thirrjen që deputetët t’i nënshtrohen narko-testit, duke e cilësuar këtë si një çështje të sigurisë, integritetit dhe përgjegjësisë institucionale.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka theksuar se kryerja e narko-testit është e domosdoshme dhe se nuk duhet të ketë hezitim për një hap të tillë, transmeton lajmi.net.

“Narko-Testi duhet të bëhet. Është çështje e sigurisë. Është çështje e atdhedashurisë. Është çështje e integritetit dhe pastërtisë. Frika mund të jetë e madhe për ndokënd, por siguria duhet të jetë mbi të gjitha”, ka shkruar Ramadani.

Kjo nuk është hera e parë që Ramadani kërkon testimin e deputetëve për substanca narkotike, duke argumentuar se një masë e tillë do të rriste besimin e qytetarëve në institucionet e vendit dhe do të garantonte standarde më të larta të përgjegjësisë publike./lajmi.net/