Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë S.N., po kërkohej nga INTERPOL-i për grabitje

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 24.03.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar S.N., nga Gjermania për në Kosovë. Siç ka njoftuar Policia, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritet Gjermane. “Ai kërkohej përmes INTERPOL-it…

Lajme

24/03/2026 22:23

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 24.03.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar S.N., nga Gjermania për në Kosovë.

Siç ka njoftuar Policia, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritet Gjermane.

“Ai kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.   Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Gjermane. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: