Ekspozoi armën në rrjetet sociale, prangoset një person në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Skenderaj, pasi i njëjti dyshohet se ka ekspozuar armën e zjarrit në rrjetet sociale. Në njoftimin e Policisë, thuhet se hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj, të dyshuarin e kanë shoqëruar në polici, derisa në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma si dhe tetë fishekë.…

Lajme

10/03/2025 17:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Skenderaj, pasi i njëjti dyshohet se ka ekspozuar armën e zjarrit në rrjetet sociale.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj, të dyshuarin e kanë shoqëruar në polici, derisa në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma si dhe tetë fishekë.

“Pas intervistimit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: ,”Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe me vendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/