Eksperti italian thotë se koronavirusi po mbaron vetvetiu

Giuseppe Remuzzi, drejtori i Institutit për Kërkime Farmakologjike në Milano dhe një nga referentët kryesorë të vendit për këtë temë, deklaroi se koronavirusi ka filluar të ketë ngarkesë të ulët virale. 

Bota

31/05/2020 18:40

Në një intervistë për Corriere della Sera tha që koronavirusi duket se po shuhet vetvetiu, transmeton lajmi.net.

Ai një gjë të tillë e kishte thënë që nga, por tani ai tregoi të dhëna që e vërtetojnë një pohim të tillë.

“Ndiqni faktet. Kemi kaluar nga 80-120 pranime në ditë, të gjitha me vështirësi të mëdha në frymëmarrje, në zero pranime të reja spitalore për COVID-19”, deklaroi ai.

Siç shpjegoi ai, “mënyra se si manifestohet koronavirusi ka ndryshuar.  Tani nuk ndodh më, jo si më parë, të paktën”.

“Tani virusi ndalet në traktin e sipërm të frymëmarrjes dhe nuk arrin më në alveolat e mushkërive, duke shkaktuar fatkeqësinë që kemi parë muajt e fundit. Kjo ndoshta është për shkak të një ngarkese virale më të ulët”, tha ai.

Kur u pyetën se pse ai po mbaron vetë, Remuzzi tha se “nënjë moment, epidemia mbaron, siç ndodhi me Sars”. /Lajmi.net/