Eksperti i palestrës zbulon arsyen pse njerëzit që duan të humbin duhet të shmangin treadmill

Shumë njerëz mendojnë se ky ushtrim i bënë të humbin peshë, por në fakt vetëm mund të përkeqësoj gjërat.

Fun

06/04/2021 13:55

Të gjithë personat që përpiqen të jenë më në formë për verës tani janë duke filluar të frekuentojnë palestrën, shkruan lajmi.net.

Mirëpo eksperti i palestrës ka disa paralajmërime për personat që përpiqen të humbin peshë. Ai paralajmëron strikt që të shmangni treadmill.

Eksperti thotë se kjo vetëm sa mund të përkeqësoj gjendjen tuaj fizike sepse ju do të kaloni orë aty dhe nuk do të arrini asgjë sepse është fundamentale në të gjitha llojet e trajnimit që të ngrini pesha.

Ajo gjithashtu tha se është shumë e rëndësishme që të mos përpiqeni të trajnoheni në të njëjtën mënyrë se si jeni trajnuar më parë, sepse nëse keni bërë një pauzë nga palestra duhet të merrni shtruar ushtrimet.

Nëse përpiqeni të ktheheni aty ku e latë vetëm do rrezikoni të lëndoheni. Ai rekomandon të filloni të ushtroheni në shtëpi së pari, më pas të ktheheni në palestër. /Lajmi.net/