EKSKLUZIVE: Momenti i arrestimit nga policë italianë dhe kosovarë të të dyshuarit për terrorizëm (Video)

Katër kosovarë, tre në Breshia të Italisë dhe një në një fshat të Hanit të Elezit, janë arrestuar nën dyshimin për terrorizëm, në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe asaj kosovare.

Lajme

01/12/2015 12:07

Për arrestimin e 48 vjeçarit Samet Imishti në Han të Elezit, në Kosovë është dashur të vijnë edhe policë të njësive anti – terrorizëm të Italisë, raporton lajmi.net.

Ata në bashkëpunim me kolegët e tyre kosovarë kanë kryer arrestimin, dhe në videon e publikuar nga policia italiane shihet momenti kur ai sillet në stacionin kryesor të policisë në Prishtinë.

Imishti është arrestuar dyshohet se ka bërë nxitje të terrorizmit, dhe thirrje publike përmes rrjeteve sociale.

Katër të arrestuarit dyshohen edhe për komplot vrasje ndaj Papa Franceskut, e edhe për kërcënim ndaj ish – ambasadores amerikane në Kosovë, Tracy Ann Jacobson. /lajmi.net

YouTube player