Ekipi i vajzave U-12 të Barcës dominon ligën e meshkujve

Për vite me radhë, sistemi akademik i Barcelonës është lavdëruar për talentët që ka prodhuar.

Sport

06/06/2019 17:27

I quajtur “La Masia”, akademia ka prodhuar superyje të futbollit si Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Xavi ndër të tjera.

Tani, duket se edhe vajzat e akademisë të të rinjve janë gjithashtu të suksesshme, përcjell lajmi.net.

Hirearkia e Barcës mori vendim për të futur ekipet e vajzave U-12 dhe U-14 në grupet e tyre përkatëse të meshkujve.

Rezultati? Dominim i plotë nga skuadra U-12.

Siç raportohet nga The New York Times, vajzat shkëlqyen gjatë gjithë sezonit, duke fituar ligën me një hendek prej katërmbëdhjetë pikash.

Skuadra shënoi rekord absolut, duke realizuar 30 fitore nga po aq ndeshje dhe duke shënuar 329 gola.Fitorja më e madhe ishte ajo ndaj Santboia 16-1.

Rregullat e futbollit spanjoll thonë se deri në moshën 16-vjeçare, nuk ka rëndësi gjinia – dhe mund të jenë të përzier vajza dhe djem. /Lajmi.net/