Einxhel kërkon kontributin e djemve në punët e shtëpisë

Einxhel sot ka kërkruar angazhim më të madh të djemve tek punët e shtëpisë.

ShowBiz

28/11/2021 17:44

Djemtë në Big Brother Vip sa i përket pastrimit të shtëpisë janë shumë pasiv dhe kjo po i pengon gocat, shkruan lajmi.net.

Einxhel është ajo e cila ka nxjerr zë duke u ankuar se djemtë nuk bëjnë punët e shtëpisë.

“Nuk ka për të ndodhur më kjo gjë,ata duhet të hedhin dhe koshin e plehrave.S’duhet ti lutem un cunave për koshin,ata duhet të vijnë vet ta heqin rregullisht,siç e hiqte Kledi.Do e flas njëher me Leaderin e shtëpisë pastaj ai do tju komunikojë atyre kërkesat tona që kemi si vajza,”-tha Einxhel e shqetësuar.

Kujtojmë se Einxhel ka disa javë që po i shpëton eliminimit./Lajmi.net/