Ehat Miftaraj i reagon ashpër Alban Krasniqit: Edhe politika dhe servilizmi ndaj liderit të partisë duhet të kenë një kufi

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së anëtarit të KQZ-së nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi, i cili sot reagoi pasi Ramush Haradinaj u përlot në një emision teksa pa videon e nënës Rukë duke vajtuar djemtë e rënë. Krasniqi, në profilin e tij në Facebook shkroi se “Loti i nënës së…

Lajme

11/12/2025 11:29

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së anëtarit të KQZ-së nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi, i cili sot reagoi pasi Ramush Haradinaj u përlot në një emision teksa pa videon e nënës Rukë duke vajtuar djemtë e rënë.

Krasniqi, në profilin e tij në Facebook shkroi se “Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdor, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash.”

Ky postim nxiti reagimin e Miftarajt, i cili në një status të publikuar e akuzoi Krasniqin për politizim të lartë të figurës së nënës Rukë.

Në reagimin e tij ndër tjerash shkruan:

“Po i keqpërdor lotët e nanës për fushatë. Edhe pak ditë keni me eskalu duke deklaru se edhe vëllezërit e Ramush Haradinajt nuk kanë luftu për çlirimin e Kosovës, por për fushatë. Politika, piskamat për pushtet dhe servilizmi ndaj liderit duhet të kenë kufi. Duhet të ketë dinjitet e respekt ndaj një nëne që i ka dhënë dy dëshmorë këtij vendi dhe tre luftëtarë të lirisë.”

Miftaraj shton se nëna Rukë ka “zemër të madhe dhe shpirt të pastër si loti”, duke theksuar se ajo, me gjasë, i fal politikanët “që janë verbuar nga inatet politike”. /Lajmi.net/