Egjipti dëshiron Olimpiadën 2036

Egjipti do të aplikojë për të pritur Lojërat Olimpike Verore në vitin 2036, njoftoi ministri egjiptian i Rinisë dhe Sporteve, Ashraf Sobhi. Deri më tani, asnjë vend arab apo afrikan nuk ka pritur ndonjëherë ngjarjen më të madhe sportive në botë, përcjell lajmi.net. Presidenti egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi dha dritën jeshile për aplikimin, shtoi ministri…

Sport

24/09/2022 23:37

Egjipti do të aplikojë për të pritur Lojërat Olimpike Verore në vitin 2036, njoftoi ministri egjiptian i Rinisë dhe Sporteve, Ashraf Sobhi.

Deri më tani, asnjë vend arab apo afrikan nuk ka pritur ndonjëherë ngjarjen më të madhe sportive në botë, përcjell lajmi.net.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi dha dritën jeshile për aplikimin, shtoi ministri Sobhi gjatë një pritjeje për presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach në Kajro.

Qeveria egjiptiane citon Bach të ketë deklaruar se infrastruktura sportive e Egjiptit është në gjendje të presë ngjarjen.

Lojërat Olimpike Verore të ardhshme mbahen në Paris në vitin 2024, pasuar nga Los Angeles 2028 dhe Brisbane në Australi 2032.

Procesi i aplikimit për organizimin e Lojërave Olimpike 2036 ende nuk ka nisur zyrtarisht dhe spekulohet se po përgatisin aplikimet edhe Gjermania, Meksika, Turqia, Rusia, India dhe Katari./Lajmi.net/