Egjipti arreston bashkëpunëtorin e ngushtë të kreut të Al Kaidas

Bashkëpunëtori i afërt i kreut të Al Kaida-s, Ajman al-Zavahri, është arrestuar të hënën në Egjipt, në deltën e Nilit, njoftuan zyrtarët e këtij shteti.

Bota

07/04/2014 22:07

Tarvat Salah Shehata është arrestuar në një banesë në qytetin Sharkia dhe është dërguar për tu marrë në pyetje në një lokacion të panjohur.

Zyrtarët thanë se i arrestuari është i dyshuar për formimin e grupeve ekstremiste në pjesët perëndimore të Egjiptit, si dhe për përzierje në vrasjen e kooptove në Bengazi, në lindje të Libisë.

Një nga këto grupe,  Ansar al-Sharia konsiderohet përgjegjëse për vrasjen e ambasadorit amerikan dhe tre zyrtarëve tjerë amerikanë në Bengazi në vitin 2012, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Kombet e Bashkuara e kanë shpallur Shehatan si njeri të lidhur me Al Kaidan i cili ka bashkëpunuar me Osama bin Laden.

Në Egjipt po përgatitet gjykimi kundër vëllait të Al Zavahrit, Mohamedit, bashkë me 67 persona të tjerë për shkak të formimit të “grupeve terririste”.

Mohamed al Zavahri është arrestuar në gusht të vitit të kaluar për arsye të dhënies së përkrahjes ish presidentit islamik, Mohamed Morsi.