Edona Llalloshi sërish lart me vota, lë pas këta emra të njohur

Fitore spektakolare e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje, por vëmendja tek lista e kandidatëve po zbulon surpriza të mëdha. Një ndër emrat që po bie në sy për mbështetje masive është këngëtarja e dashur për publikun, Edona Llalloshi. Edhe pse jemi ende në fazat e para – me vetëm rreth 13% të kutive të votimit të…

ShowBiz

29/12/2025 21:56

Fitore spektakolare e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje, por vëmendja tek lista e kandidatëve po zbulon surpriza të mëdha.

Një ndër emrat që po bie në sy për mbështetje masive është këngëtarja e dashur për publikun, Edona Llalloshi.

Edhe pse jemi ende në fazat e para – me vetëm rreth 13% të kutive të votimit të procesuara nga QNR e KQZ – trendi duket se është në favor të plotë të artistes.

Në bazë të të dhënave aktuale, Edona renditet e 18-ta si më e votuara në listën e VV-së, duke dëshmuar se elektorati i ka besuar dukshëm votën edhe këtë herë.

Kë lë pas Edona?

Ajo që bën përshtypje në këtë fazë të numërimit, është fakti se Edona Llalloshi ka lënë pas (të paktën deri në këto momente) figura të njohura politike dhe publike nga lista e VV dhe GUXO.

Siç shihet edhe nga rezultatet preliminare, me 4,220 vota të numëruara deri tani, ajo qëndron më lart se:

Profesori Nezir Kraki;

Deputeti Mefail Bajqinovci;

Kolegia e saj nga bota e artit, Adriana Matoshi;

Ish-Ministret Artane Rizvanolli, Rozeta Hajdari e Arbërie Nagavci

Si dhe emra si Jeta Statovci e Armend Muja, ish-Kryetari i Kuvendit Dimal Basha.

Sigurisht, procesi i numërimit po vazhdon dhe shifrat mund të ndryshojnë në orët në vijim, por starti i Edonës, e cila ishte votuar bindshëm edhe në shkurt, është padyshim një nga befasitë më të këndshme të këtyre rezultateve.

Mbetet të shihet deri ku do të arrijë numri i votave për këngëtaren deri në kutinë e fundit!