Edon Ibrahimi emërohet trajner i klubit hungarez në volejboll
Trajneri kosovar, Edon Ibrahimi ka ndarë rrugët me KV Fer Volley për të nënshkruar me klubin e volejbollit nga Hungaria, Veszpremi Egyetemi Sport Club, i cili bën gara në ligën e parë në volejbollin hungarez. Ibrahimi ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me këtë ekip, pas një sezoni relativisht të suksesshëm me Fer Volley, ku arriti të…
Sport
Trajneri kosovar, Edon Ibrahimi ka ndarë rrugët me KV Fer Volley për të nënshkruar me klubin e volejbollit nga Hungaria, Veszpremi Egyetemi Sport Club, i cili bën gara në ligën e parë në volejbollin hungarez.
Ibrahimi ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me këtë ekip, pas një sezoni relativisht të suksesshëm me Fer Volley, ku arriti të fitojë Kupën e Federatës, siguroi finalen e Kupës së Kosovës, si dhe ishte finalist i playoffit në Superligën e Kosovës, shkruan KosovaPress.
Ai gjithashtu shkroi historinë në volejbollin kosovar, duke i siguruar Kombëtares së Kosovës medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik për senior në Beach Volley, teksa udhëhoqi dyshen Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani drejt këtij suksesi.
Ibrahimi është gjithashtu trajner i Kombëtares U17, femrat. FVK uron Ibrahimin në aventurën e re dhe i dëshiron suksese të mëtutjeshme në karrierë. /Lajmi.net/