73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

73-vjeçarja e lënduar në aksidentin e ndodhur në Mitrovicë pasi u godit nga një automjet është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka treguarse e lënduara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Syla bëri të ditur se pacientja i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve të…

Lajme

13/06/2026 23:18

73-vjeçarja e lënduar në aksidentin e ndodhur në Mitrovicë pasi u godit nga një automjet është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka treguarse e lënduara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Syla bëri të ditur se pacientja i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve të nevojshme mjekësore dhe më pas është dërguar në sallën e operacionit, ku po trajtohet nga ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anesteziologjisë.

Ai poashtu theksoi se pas përfundimit të ndërhyrjes kirurgjikale, pacientja do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Mjekimit Intensiv.

“Pacientja është në gjendje të rëndë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe është dërguar në sallën e operacionit nga ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anesteziologjisë. Pas trajtimit do të vazhdojë mjekimin në kujdes intensiv”, ka deklaruar Syla për Klanin.

Edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila konfirmoi se aksidenti ka ndodhur mes një kombi dhe një këmbësore.

“Sot rreth orës 17:30 në rrugën “Agim Ramadani”- Katana në Mitrovicë është raportuar një aksident trafiku me lëndime të rënda, ku të përfshire në aksident është një automjet transportues dhe një këmbësorë, viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal Mitrovicë Jugu ku pas marrjes se trajtimit, është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Pllana.