Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka njoftuar se ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Pentagon më 11 dhe 12 qershor. Ai ka treguar se janë pritur nga Alton Buland, Zëvendësndihmës i Sekretarit të Luftës në SHBA dhe njëkohësisht përgjegjës për Politikat Evropiane dhe të NATO-s. “Përgjatë bisedimeve tona dypalëshe në fushën e mbrojtjes…

Lajme

13/06/2026 23:57

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka njoftuar se ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Pentagon më 11 dhe 12 qershor.

Ai ka treguar se janë pritur nga Alton Buland, Zëvendësndihmës i Sekretarit të Luftës në SHBA dhe njëkohësisht përgjegjës për Politikat Evropiane dhe të NATO-s.

“Përgjatë bisedimeve tona dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dakordësuam që të vijojmë pa ndalim në rritjen e përpjekjeve që e forcojnë në shumë dimensione partneritetin strategjik mes dy vendeve tona.”, ka shkruar ai.

“Krenarë për këtë partneritet të palëkundur, ndërsa mbetemi thellësisht mirënjohës ndaj #SHBA për mbështetjen e vazhdueshme në progresin euroatlantik të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.”, ka përfunduar Nufi.