Edita Tahiri akuzon Albin Kurtin: Ka ideologji antiamerikane që kur ishte aktivist i shoqërisë civile
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur atë si frikacak dhe anti-amerikan. Tahiri e cilësoi Kurtin si fajtorin kryesor për ndëshkimet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, dhe për sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc transmeton lajmi.net. Sipas saj nëse në Kosovë do të…
Lajme
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur atë si frikacak dhe anti-amerikan.
Tahiri e cilësoi Kurtin si fajtorin kryesor për ndëshkimet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, dhe për sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc transmeton lajmi.net.
Sipas saj nëse në Kosovë do të ishin ish-luftëtarët e UÇK-së, Vuçiq nuk do të kryente sulme.
“Kurti ka ideologji antiamerikane që kur ishte aktivist i shoqërisë civile. Ka shprehur qëndrime antiamerikane. Për ne Amerika ishte shpëtimtar i popullit të Kosovës. Kurti vijon të jetë antiamerikan. Qyetarët e panë çdo të thotë të kesh një qeveri të tillë. Pa amerikanët na sulmoi Serbia dy herë; në Banjskë dhe Ibër Lepenc. Na ndëshkoi BE dhe nuk na i heq ndëshkimet. Sikur të ishim me amerikanët, nuk do të kishte mundur Serbia të bënte këto sulme dhe as BE sanksionet. Kush kupton peshën e aleancave me shtete e mëdha, shtete e vogla nuk mund të kenë sukses nëse nuk ek aleat një shtet të madh. U bëmë aleat me Amerikën dhe sollëm lirinë. Ja shikoni Palestinën, sa dekada nuk ka zgjidhur çështjen e vet se nuk e ka pasur drejtimin e politkës së jashtme strategji. Shteti duhet të mendojë politikën e jashtme, është oqean me shumë stuhi dhe do një kapiten që di të notojë në furtunat oqeanike. Kurti ka plot fjalë boshe, por në esencë është frikacak, se po të mos ishte frikacak nuk do të mundte Vuçiç aq lehtë të sulmonte Kosovën. Po të kishim në Kosvë ish- luftëtarët e UCK-së serbi nuk do të mundte ta bënte këtë”, tha Tahiri në A2 CNN.
Tutje, Tahiri theksoi se ndëshkimet ndaj Kurtit janë të merituara. Ajo tha se ai ka dështuar dhe nuk është koordinuar me SHBA dhe BE për komunat në veri.
“Në raport me ndëshkimet, Kurti kishte faj, andaj u ndëshkua. Në procesin zgjedhor në veri nuk u koordinua, dha premtime partnerëve euroamerikanë dhe nuk i mbajti dhe tuajësoi pakicën serbe në veri. Vuçiq i manipuloi dhe i tërhoqi nga institucionet e Kosovës. Unë 7 vjet në Bruksel kam bërë përpjekje maksimale që të integrojmë 4 komunat dhe të zhbëjmë strukturat paralele. Kurti e la veriun pa sovranitet dhe i dha Kosovës ndëshkim. Ndëshkimet janë të merituara me fajin e Kurtit të dështimeve dhe moskoordinimit me SHBA dhe BE”.