Edicioni më konkurruese në histori të La Ligas: 3 pikë ndajnë 4 skuadrat më të mira
La Liga nuk ka qenë kurrë më konkurruese sesa këtë sezon.
Sport
Që kur La Liga u bë një ligë me 20 skuadra, ky është sezoni i parë ku tre ekipet kryesore ndahen nga vetëm dy pikë në 5 ndeshjet e fundit të sezonit, përcjell lajmi.net.
Dështimi i Barcelonës ndaj Granadas të mërkurën e ka bërë edhe më interesante La Ligën, pasi tani vetëm 3 pikë ndajnë top 4-shen e kësaj lige.
Siç qëndrojnë gjërat, edhe Sevilla mund të fitojë kampionatin nëse fiton të gjitha ndeshjet e tyre të mbetura këtë sezon.
Gjërat nuk kanë qenë kurrë kaq të ngushta në mesin e 4 më të mirëve në La Liga./Lajmi.net/
3 – Since LaLiga became a 20-team competition, this season is the very first campaign to see as few as three points separate the top four teams with only five matches remaining (three points per win). Bets. @atletienglish @realmadriden @FCBarcelona @SevillaFC_ENG pic.twitter.com/YZtUox1etG
— OptaJose (@OptaJose) April 30, 2021