Edi Rama “çon në qiell” së pari Vuçiqin, pastaj Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën

“Kjo është arritur fal lidershipit të Aleksandar Vuçiqit, si dhe nga ana tjetër, Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe të tjerëve, të cilët kanë mundësua dialog të pandërprerë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Rama.

Lajme

05/07/2016 23:46

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se marrëdheniet e Serbisë dhe Shqipërisë janë të mira, por se problemi më i madh i të dyja vendeve është raporti ndaj statusit të Kosovës.

“Mosnjohja e Kosovës është shënjë se ende nuk ekziston gatishmëri për përballje të hapur me të kaluarën dhe të ardhmen”, ka thënë Rama në intervistë për “Veçernje Novosti”, transmeton lajmi.net.

Ai ka vlerësuar se Serbia dhe Kosova kanë vendosur raporte të mira.

“Kjo është arritur fal lidershipit të Aleksandar Vuçiqit, si dhe nga ana tjetër, Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe të tjerëve, të cilët kanë mundësua dialog të pandërprerë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Rama.

Ai ka vlerësuar se Shqipëria dhe Serbia sot punojnë së bashku dhe tregojnë ndërmjet veti dhe se janë pajtuar për atë që është më e mira për dy popujt e tyre. /Lajmi.net/