Edhe sot po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 70 vjeçarit të zhdukur nga Klina

Shoqata e Kosovës për Kërkim- Shpëtim ka njoftuar se edhe sot po vazhdon operacioni kërkim- shpëtim për gjetjen e shtetasit Ismet Millaku. 70 vjecari është zhdukur që nga 2 shtatori. SHKKSH thotë se ekipet janë në terren dhe po bashkëpunojnë me institucionet përkatëse dhe komunitetin lokal. “Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se edhe sot…

Lajme

07/09/2025 11:48

Shoqata e Kosovës për Kërkim- Shpëtim ka njoftuar se edhe sot po vazhdon operacioni kërkim- shpëtim për gjetjen e shtetasit Ismet Millaku.

70 vjecari është zhdukur që nga 2 shtatori.

SHKKSH thotë se ekipet janë në terren dhe po bashkëpunojnë me institucionet përkatëse dhe komunitetin lokal.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se edhe sot po vazhdon operacioni kërkim-shpëtimi për gjetjen e shtetasit Ismet Millaku, 70 vjeç, nga fshati Ujmirë, i zhdukur që nga data 02.09.2025. Ekipet tona mbeten në terren dhe po bashkëpunojnë me institucionet përkatëse dhe komunitetin lokal.”

Operacioni ka nisur të premten.