Edhe sot mot i ngrohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dita e diel do të karakterizohet me mot stabil, me diell dhe vranësira të pjesshme, më të theksuara rrëzë maleve.

Lajme

07/02/2021 07:59

Sipas institutit, në viset e ulëta dhe mesatare parashihen kushte për mjegull.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/