Detaje- Personi që vdiq pas një viti në komë ishte goditur me grusht, i dyshuari ende në arrati

Personi i cili vdiq në Prizren të enjten më 30 prill, pas një viti në gjendje kome ishte goditur fizikisht dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin për Klankosova.tv Sipas raportit shtesë të Policisë, më 26  maj të vitit 2025 rreth orës 19:20, i dyshuari, shtetas…

Lajme

01/05/2026 11:26

Personi i cili vdiq në Prizren të enjten më 30 prill, pas një viti në gjendje kome ishte goditur fizikisht dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin për Klankosova.tv

Sipas raportit shtesë të Policisë, më 26  maj të vitit 2025 rreth orës 19:20, i dyshuari, shtetas i Shqipërisë, pas një mosmarrëveshje ka goditur me grusht viktimën dhe i njëjti është rrëzuar në tokë, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima ka ndërruar jetë në spitalin e Prizrenit rreth orës 02:00, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Rr. “Hamzë Jashari” – Ferizaj dt. 26.05.2025 – 19:20 . Lidhur me rastin (ku,  i dyshuari mashkull sh/ shtetësi të Shqipërisë, pas një mosmarrëveshje e godet fizikisht – me grusht viktimën  mashkull sh-Kosovar dhe i njëjti  rrezohet ne toke dhe pëson lëndime të rënda trupore, ndërsa  i dyshuari largohet nga vendngjarja dhe arratiset në Shqipëri) ku, viktima mashkull sh-Kosovarë që ishte  në gjendje kome duke u trajtuar në spital në Prizren me date 30.04.2026 rreth orës 02:00 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML- Prishtinë për autopsi. Rasti është duke u hetuar.

Policia bën të ditur se i dyshuari që është shtetas i Shqipërisë gjendet në arrati.

“Ferizaj / 26.05.2025-19:20. Lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë në gjendje kome duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, me 30.04.2026 ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa i dyshuari shtetas i Shqipërisë gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje”