Edhe Rita për Rebekën
Rebeka Rexhepi është një vajzë 16 vjeçare që ka nevojë për shërim jashtë vendit, dhe artistët tanë kanë filluar të solidarizohen me të, duke kërkuar ndihmë nga fansat. Për të ka dëgjuar edhe Rita Ora. Për numrin e madh të fansave që ka, Rita ka shkruar për Rebekën dhe e ka falënderuar për mbështetjen që…
ShowBiz
Rebeka Rexhepi është një vajzë 16 vjeçare që ka nevojë për shërim jashtë vendit, dhe artistët tanë kanë filluar të solidarizohen me të, duke kërkuar ndihmë nga fansat.
Për të ka dëgjuar edhe Rita Ora. Për numrin e madh të fansave që ka, Rita ka shkruar për Rebekën dhe e ka falënderuar për mbështetjen që ia ka dhënë asaj duke qenë një nga fansat e saj më të mira.
Në mesazhin emocionues Rita ka shkruar: “Tung. Rebeka po trajtohet nga kanceri. Ti je shumë e guximshme dhe një superyll i vërtetë, ne të gjithë jemi me ty. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua, duke qenë një përkrahëse e mrekullueshme”.