Edhe Rayo fiton në ‘Camp Nou’, vetëm Barca jo – katalanët nuk shfrytëzojnë mundësinë të ecin para në top 4

Duket se gjithkush mund të fitojë në ‘Camp Nou’, përveç skuadrës së Barcelonës, e cila drejtohet nga Xavi Hernandez.

Sport

24/04/2022 23:03

Barcelona ka pësuar një tjetër humbje në shtëpinë e saj, kësaj radhe në ndeshjen ndaj Rayo Vallecano, shkruan lajmi.net.

Goli i Rayo ishte i shpejtë. Mysafirët shënuan qysh në minutën e 7’ të takimit, pas një pozicionimi jo të mirë të Sergino Dest.

Lojtarët e Xavi Hernandez patën iniciativën deri në fund, por asnjëherë nuk arritën të gjenin golin. Mundësitë më të mira ishin me Memphis Depay e Ousmane Dembele, por fati nuk ishte me këta të dy.

Barazimi i sotëm e çon Barcelonën në 63 pikë për pozitën e dytë, aq sa ka edhe Sevilla në pozitën e tretë, me dy pikë me shumë sesa Atletico Madrid i vendit të katërt.

Rayo Vallecano sonte ka marrë pikën e 40 në La Liga këtë edicion dhe mban pozitën 11. /Lajmi.net/