Edhe punëtorët shëndetësor hyjnë në grevë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë ka marrë vendim që më 30 janar të gjithë punëtorët shëndetësorë të hyjnë në një grevë 24 orëshe e cila do të fillojë më 30 janar.

Lajme

23/01/2015 18:46

Sipas një komunikate të kësaj Federate greva mbahet për arsye të mos plotësimit të Kontratës Kolektive por edhe për arsye tjera siç është ngritja e pagave, “Trepqa”, shkarkimi I ministrit Aleksandër Jabllanoviq si dhe respektimi I marrëveshjes me punëtorëve shëndetësorë, arsimit, policisë dhe judikaturës.

Vendimi për grevë i është dërguar ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe drejtorit të shërbimit spitalor në QKU Curr Gjocaj.