Edhe një sport rikthehet në Kosovë

Pas futbollit dhe hendbollit tjetër sport pritet t’i rikthen aktivitet sportive.

Sport

21/05/2020 17:14

Bëhet fjalë për boksin, e cila ka njoftuar se do të fillojnë pjesërisht sërvitjet nga 1 dhe 2 qershori.

Federata e Boksit e Kosovës këtë njoftim e ka bërë në faqen e tyre zyrtare, ndërsa njoftimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

BORDI I FEDERATES SË BOKSIT TË KOSOVËS MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT

Bordi i FBOXK mbajti mbledhjen e rregullt ,dhe pika kryesore ishte fillimi i stervitjeve .Bordi i Federatës së Boksit , ka analizuar të gjitha aspektet e gjendjes aktuale dhe sipas situates qe është , ka konstatuar se boksi si sport Individual ka rrezikshmeri me te vogel për fillimin e stervitjeve dhe Bordi i FboxK ka marr vendim: që klubet pjesërisht të kthehen në stërvitje në fillim të qershorit, 01\02 qershor,dhe gjithnjë duke respektuar rekomandimet e Institutit te Shendetit Publik dhe Ministrisë se Shendetësisë . Klubet gradualisht të rikthehemi në stervitjet e rregullta në objektet sportive dhe në ambiente te hapura që boksieret të fillojnë të fitojnë formen e duhur për vazhdimin e garave.

Të kujtojmë që stërvitjet janë ndërprerë në muajin mars për shkak të paraqitjes së koronavirusit.

1).Bazuar ne planin hartuar , është paraparë që stërvitjet e klubeve të fillojnë me 01/ 02 qershor , në grupe të ndara , senior , të rinjë , junior dhe femra . Të gjitha hapësirat sportive së pari duhet të dezifektohen sipas keshillave të OBSH,MSH dhe IKSHP.

Në stërvitje do të marrin pjesë maksimalisht 8 persona .duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 m . gjithnjë duke e respektuar protokolet mjekësore .

2).FboxK ka paraparë fillimin e stervitjeve të klubeve poashtu dhe përgaditjeve ( bazike malore) me boksieret cilsor (djem dhe vajza) të kombetares së Kosovës të ndarë në 3 grupe

a).Boksierët senior

b).Boksierët junior dhe të rinjë (17-18 vjeqar)

c).Boksieret (femrat) senioret ,junioret dhe të rejat (17-18 vjeqare)

Përgaditjet do të fillojnë me grupin e pare senior nga fundi i muajit maj,dhe pastaj me grupet tjera.

Pergaditjet bazike do të zhvillohen në lartesi mbidetare 1000-1200 metra,ushtrime forcë,kondiciuon,qendrushmeri 3 herë në ditë.

Do të ketë masa të rrepta kundër pandemisë së koronavirusit ku ekipi i boksit do të akomodohen nga një person në dhomë, madje edhe ushqimin do të jetë veqmas .

Stervitjet do të zhvillohen në grupe me nga 8 persona në distance 1.5 – 2 m.,si në palestra ashtu edhe në natyrë,ndersa vrapimin e mengjezit do ta bëjë gjithë ekipi duke ruajtur distancen 1.5-2 m.

3).FBOXK ka paraparë që garat vendore të fillojmë në fund të muajit qershor ose në fillim te korrikut me turneun “Lah Nimani”.

Ndersa garat nderkombetare Federata Boterore AIBA na ka njoftuar për mbajtjen e Kampionatit Boteror per te rinje djem dhe vajza në Kelc të Polonisë 02-09 nentor 2020,ndersa Federate Europiane EUBC me 20 qershor do te bej ndryshimin e kalendarit të garave 2020 dhe do te na njoftojë me kohë. /Lajmi.net/