Jasir Asani drejt rikthimit te Shqipëria, vjen lajmi nga Irani

Jasir Asani mund të rikthehet në Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet e muajit nëntor, sipas raportimeve të fundit nga Irani. Lajmi është publikuar nga gazetari iranian Erfan Hoseiny, duke shtuar mundësinë që sulmuesi të jetë sërish pjesë e planeve të trajnerit Maran, shkruan Indeksonline Asani vjen pas një paraqitjeje pozitive me Esteghlal, ku vetëm tri…

Sport

26/10/2026 15:44

Jasir Asani mund të rikthehet në Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet e muajit nëntor, sipas raportimeve të fundit nga Irani.

Lajmi është publikuar nga gazetari iranian Erfan Hoseiny, duke shtuar mundësinë që sulmuesi të jetë sërish pjesë e planeve të trajnerit Maran, shkruan Indeksonline

Asani vjen pas një paraqitjeje pozitive me Esteghlal, ku vetëm tri ditë më parë shënoi gol në barazimin 1-1 ndaj Chadormalu.

 After a series of impressive performances for Esteghlal, Jasir Asani is set to be re-invited to the Albanian national team for the November international window. pic.twitter.com/yep2tDuthp

— Erfan Hoseiny (@Eri1806) October 26, 2026

Sulmuesi shqiptar nuk ishte ftuar për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit, por një rikthim i mundshëm në nëntor do t’i jepte atij mundësinë të luante për herë të parë nën drejtimin e trajnerit aktual në këtë periudhë.