Edhe një shtet tjetër evropian bashkohet në listën e vendeve që e lejojnë martesën e të njejtës gjini

Ky është vendi tjetër në Evropë që u thotë ‘Po’ martesave të të njëjtit seks.

Fun

28/09/2021 13:49

Zvicra votoi në favor të lejimit të çifteve të të njëjtit seks të martohen dhe të birësojnë fëmijë, në një referendum të mbajtur të dielën.

Votuesit mbështetën me shumicë dërrmuese legalizimin. Votimi u kërkua nga politikanët konservatorë që kundërshtonin martesat LGBTQ.

Kombi alpin tani është bërë vendi i fundit i Evropës Perëndimore që ka njohur martesat LGBTQ+.

Rezultatet e para tregojnë se 64% për qind votuan “po” për legalizimin e martesave të të njëjtit seks, ndërsa 36 për qind votuan “jo”, sipas rezultateve fillestare të publikuara nga mediat vendëse.

Megjithatë, raportohet se mund të duhen disa muaj para se të ketë martesa të tilla, kryesisht për shkak të procedurave administrative dhe legjislative të vendit.

Përpara votimit, qeveria dhe ligjvënësit u kishin kërkuar votuesve të mbështetin “martesën për të gjithë” dhe të eliminojnë “trajtimin e pabarabartë” aktual të çifteve LGBTQ+.

Ligjvënësit zviceranë kishin votuar në dhjetor për të legalizuar martesat e të njëjtit seks. Por politikanët konservatorë arritën të sigurojnë 50.000 nënshkrimet e kërkuara për ta hedhur çështjen në një referendum.

Anëtarët e disa kongregacioneve të krishtera dhe Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë (SVP) – partia më e madhe politike e Zvicrës – ishin disa nga kundërshtarët më të fortë të barazisë martesore. /Lajmi.net/