Edhe një përforcim i ri në Juventus, fillon testet mjekësore
Juventus është në pritje të zyrtarizimit të transferimit të mesfushorit Adrien Rabiot.
Sport
Adrien Rabiot ka mbërritur dje në Torino kurse tani gjendet në J Medical për t’i filluar testet mjekësore në Juventus.
Mesfushori francez pritet të nënshkruajë me “Bianconerët” pas largimit si futbollist i lirë nga Paris Saint-Germain, përcjell lajmi.net.
Ai mund të bëhet përforcimi i dytë i Juventusit gjatë ditës së sotme pas blerjes së mbrojtësit Luca Pellegrini nga Roma.
Rabiot do ta shtojë konkurrencën në mesfushën e Juventusit.
Por, sipas mediave italiane ardhja e tij mund të përcillet me largimin e Sami Khediras nga Torino. /Lajmi.net/
Qui #JMedical! Eccolo! @Adriien_Rabiiot inizia le visite! pic.twitter.com/pkjJ5mRSif
— JuventusFC (@juventusfc) July 1, 2019