Edhe një goditje për Serbinë, FIFA i jep leje Zekajt që të luajë për Kosovën

15:04 | 26 Maj 2019

Futbollisti Arton Zekaj do të jetë prurja e re e Përfaqësueses së Kosovës.

Talenti i Lille, ka marrë leje nga FIFA për t’iu bashkuar Kosovës, edhe pse diçka e tillë është bërë pa dëshirën e Serbisë.

Media serbe ‘Novosti’ shkruan se FIFA i ka dhënë lejen lojtarit për t’u shkëputur nga Serbia, për t’iu bashkuar Kosovës.

Me lejen e FIFA-s, Zekaj do t’i bashkohet Kosovës, edhe pse kishte veshur fanellat e grupmoshave të Serbisë.

Zekaj do të shkojë te skuadra U-21 i Kosovës, atje ku do të pasurojë ekipin që drejtohet nga Rafet Prekazi./Lajmi.net/