Edhe një aktakuzë ndaj një zv/ministre të qeverisë Kurti, Liza Gashi po hetohet nga Prokuroria

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti, ishte paramenduar të jetë e pastër nga aktakuzat. Por jo gjithçka shkoi ashtu siç dikur pretendohej nga i pari i VV-së. Së fundi, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendësministres së Punëve të Jashtme, Liza Gashi. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga…

Lajme

19/01/2023 13:32

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti, ishte paramenduar të jetë e pastër nga aktakuzat.

Por jo gjithçka shkoi ashtu siç dikur pretendohej nga i pari i VV-së.

Së fundi, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendësministres së Punëve të Jashtme, Liza Gashi.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Zv/ministrja Liza Gashi është duke u akuzuar për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materialeve ose detyrimeve financiare”.

Po ashtu nga Prokuroria në Prishtinë është bërë e ditur se Liza Gashi po akuzohet që nga 15 qershori 2022.

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë lidhur me kallëzimin penal kundër L.G., në drejtim të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 të KPRK-së, se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, më 15 qershor 2022, ndaj personit të lartcekur ka ngritur aktin akuzues”, u tha në përgjigje.

Ndryshe Gashi ushtron pozitën e zëvendësministres , që nga krijimi i Qeverisë Kurti II.

Zv/ministrja Gashi ndryshe po hetohet njësoj si vetë shefja e saj, Donika Gërvalla.

Donika Gërvalla Schwarz po ashtu është pjesë e hetimeve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për mosdeklarim apo deklarim të rremë të pasurisë.

“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me kallëzimin penal kundër D.G., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, iu njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve”,ishte thënë nga zëdhënësja e prokurorisë./Lajmi.net/