Edhe në Gjilan arrestohen tre persona pasi penguan policët në kryerjen e detyrës

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë arrestuar tre persona pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës.

Lajme

08/04/2019 10:33

Pas Prishtinës, edhe në Gjilan janë arrestuar tre persona, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, tre të dyshuarit janë arrestuar pasi që të njëjtit për shkak të një problemi të mëhershëm e kanë  kërcënuar një person tjetër dhe i kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Lexo edhe: 

Sulmuan dhe kërcënuan policët, tre persona përfundojnë në burg

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/