Sulmuan dhe kërcënuan policët, tre persona përfundojnë në burg

Tre persona janë arrestuar nga ana e Policisë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe kërcënuar zyrtarët policorë.

Lajme

08/04/2019 10:23

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, janë arrestuar tre persona pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar dhe kërcënuar zyrtarët policorë, raporton lajmi.net.

Siç njofton policia, gjatë ditës së djeshme në ora 19:15, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor.

“Nuk raportohet për të lënduar ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bën të ditur policia.

Po ashtu edhe rasti tjetër ka ndodhur në Prishtinë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në ora 03:20, shkruan më tutje lajmi.net.

Sipas Policisë, dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit, i kanë kanosur dhe i kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Lexo edhe: 

Arrestohen 10 persona, nëntë prej tyre përfundojnë në burg

Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/