Edhe Napoli vihet pas Zaniolos

Nicolo Zaniolo është lojtari më i përfolur në Serie A.

Sport

06/04/2022 15:22

Ylli i Romës, Zaniolo pritet të largohet nga ‘Stadio Olimpico’ gjatë merkatos së verës, me Juventusin si skuadrën më të interesuar për të.

Megjithatë, sipas raportimeve nga ‘Corriere dello Sport’, Napoli është skuadra që futet në garë për Zaniolo dhe i bën konkurrencë skuadrës së Juventus, transmeton lajmi.net.

Napoli shohin 22 vjeçarin si zëvendësuesin ideal për Lorenzo Insigne, i cili i bashkohet skuadrës së Toronto në fund të sezonit.

Ylli premtues italian ka kontratë të vlefshme me Romën deri në vitin 2024, por nuk ka pasur bisedime për të rinovuar.

Napoli janë gati të konkurrojnë me Juventus për kartonin e Zaniolo. /Lajmi.net/