Edhe Modricin e duan në Arabi, kroati dëshiron largimin nga Real Madrid

Mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric mund të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni. Gazetari Ramon Alvarez raporton se kroati ka marrë një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite dhe e po e mendon largimin nga “Santiago Bernabeu”, shkruan Lajmi.net Siç raportohet, ish-fituesi i Topit të Artë ka marrë një ofertë prej…

Sport

01/06/2023 11:58

Mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric mund të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni.

Gazetari Ramon Alvarez raporton se kroati ka marrë një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite dhe e po e mendon largimin nga “Santiago Bernabeu”, shkruan Lajmi.net

Siç raportohet, ish-fituesi i Topit të Artë ka marrë një ofertë prej 120 milionë euro nga një klub arab.

Përveç Luka Modricit edhe bashkëlojtari i tij te Real Madrid, Karim Benzema është duke u larguar. Madje ai thuhet se ka arritur marrëveshje me ekipin e Al-Ittihad.

Modricit i skadon kontrata në fund të këtij muaji. Edhe pse është folur se do ta vazhdoj me klubin madrilen, duket se oferta e majme po e shtin lojtarin të ndërroj mendje.

Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, 37-vjeçari luajti 32 ndeshje në La Liga, shënoi katër gola dhe bëri tre asiste./Lajmi.net/