Edhe kjo iu desh Arsenalit – iu lëndohet mbrojtësi Gabriel

Sport

14/05/2022 10:27

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro pa përfunduar kampionati anglez, Arsenali e gjen veten duke luftuar për një pozitë që e dërgon në Champions League.

Një pikë më shumë sesa Tottenham nuk është garantues aspak se “topçinjtë” do të rikthehen në kompeticionin më presitigjioz për klube evropiane. Aq më pak kur dihet se janë në lojë ende edhe gjashtë pikë.

Përveç kësaj gare të ngushtë, Arsenali duhet t’i bëjë llogaritë edhe me mungesën e mbrojtësit qendror, Gabriel Maglhaes, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Spurs dhe i ka humbur dy ndeshjet përmbyllëse të sezonit, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi u zëvendësua në pjesën e dytë, pas një goditjeje që mori në pjesën e sipërme të këmbës.

Ndeshja e së hënës ndaj Newcastle do të jetë shumë sfiduese për Mikel Artetan, pasi dihet që nuk do t’i ketë në dispozicion as brazilianin, as Rob Holdingun që doli me të kuq në ndeshjen e së enjtes. /Lajmi.net/