Edhe Gjilani e Dukagjini mësojnë sot rivalët në Evropë, këta janë kundërshtarët e mundshëm
Skuadrat kosovare mësojnë sot kundërshtarët e tyre në kualifikimet për garat evropiane nga ora 15:00. Përveç Ballkanit, si kampion i rishpallur i Kosovës, sot mësojnë kundërshtarët edhe Gjilani e Dukagjini, dy skuadrat që siguruan plasmanin në garat evropiane, shkruan lajmi.net. Gjilani dhe Dukagjini do të marrin pjesë në raundin e parë të kualifikimeve në Ligën…
Sport
Skuadrat kosovare mësojnë sot kundërshtarët e tyre në kualifikimet për garat evropiane nga ora 15:00.
Përveç Ballkanit, si kampion i rishpallur i Kosovës, sot mësojnë kundërshtarët edhe Gjilani e Dukagjini, dy skuadrat që siguruan plasmanin në garat evropiane, shkruan lajmi.net.
Gjilani dhe Dukagjini do të marrin pjesë në raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.
Skuadra e Dukagjinit mund të përballet me ekipin shqiptar, Shkupin, si një nga rivalët potencial në short.
Linfield nga Britania e Madhe, Dundalk nga Irlanda, CQN nga Uellsi, Process nga Luksemburgu dhe Inter d’Escaldes nga Andorra janë ekipet evropiane që mund ta sfidojnë Gjilanin.
Ndërkaq, Diddeleng nga Luksemburgu, Shkupi nga Maqedonia e Veriut, Torshavn nga Ishujt Faroe, Gzira Utd nga Malta, Europa nga Gjibraltari dhe Santa Coloma nga Andorra janë kundërshtarët e mundshëm të Andorrës.
Vlen të përmendet se në garat evropiane do të marrë pjesë edhe Drita e cila luan direkt në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ballkani si kampion do të luajë në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/