Edhe Big Brother me skenar?! ‘Zbulohet’ se kush do ta fitojë çmimin prej 100 mijë eurove
Po përflitet se Big Brother qenka me skenar, ngjashëm sikur Përputhen.
ShowBiz
Elton Tozaj dhe Fjorentina Halili kanë qenë dy nga protagonistët që e dinë mirë se çfarë përjetohet në shtëpinë e spektaklit “Big Brother”.
Të ftuar në emisionin Expuls”, ata folën për edicionin e parë të “Big Brother VIP”, ku u pyetën edhe nëse fituesi ishte i paracaktuar.
“Po, dhe është Arjola Demiri. Është Arjola sepse është produkt i Top-it dhe ajo po luan mirë, siç i kanë thënë. Big Brother tani fillon vërtetë”, tha Elton Tozaj, ndërkohë që u mbështet edhe nga Fjorentina.
Sipas të dy ish-konkurentëve, Donaldi dhe Iliri që lakohen si fituesë, nuk do të arrijnë të marrin vendin e parë. Gjithashtu Eltoni tregoi se gjatë eksperiencës së tij brenda shtëpisë, produksioni i jepte atij instruksione se si të vepronte.