Edhe Atletico në garë për Nunez

Atletico Madrid është skuadra e radhës që i bashkohet garës për Darwin Nunez.

Sport

12/04/2022 15:40

Sulmuesi i skuadrës së Benfica, Darwin Nunez është emri që po përfshihet mes shumë spekulimesh para merkatos së verës.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditu se Atletico Madrid është skuadra e radhës që interesohet për sulmuesin, përcjell lajmi.net. Atletico janë optimistë se mund të sigurojnë shërbimet e tij.

Nunez ka vëmendjen edhe nga Manchester United, Chelsea e PSG.

Atletico janë optimistë sepse kanë raporte të mira me skuadrën e Benfica dhe me Jorge Mendes, agjentin e lojtarit.

‘Rojiblancos’ fituan edhe garën për Joao Felix, në kohën kur kishte shumë të interesuar për të. /Lajmi.net/