E zbulon drejtori i Bayernit: Chelsea dhe Liverpool gjithashtu e duan Upamecanon

Drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar se pos skuadrës së tij edhe Chelsea dhe Liverpool kanë interesim për qendërmbrojtësin e RB Leipzigut, Dayot Upamecano.

Sport

01/02/2021 18:04

Gjermani cilësohet si një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në Evropë dhe ka klauzolë të lirimit me vlerë 38 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Që disa javë është konfirmuar se Bayerni është në garë, mirëpo Rumenigge shpjegoi se edhe dy gjigantët anglez kanë interesim.

“Pos Bayern Munich, janë dy garues vërtet atraktivë. Fakti është se lojtari na intereson sepse do humbim David Alaba në atë pozicion”.

“Kemi lidhje të mirë me Struth (agjenti i Upamecanos). Lojtari do të dijë çfarë të dëshirojë. Kemi lidhje të mirë edhe me RB Leipzig”.

“Kur gjërat të jenë konkrete do bisedojmë prapë. Duhet të presim. Dy klubet kanë lidhje të mira me njëra-tjetrën”.

“Ai ishte pranë kalimit te Bayerni më herët. Fatkeqësisht nuk guxoi pastaj u përmirësua te Salzburg dhe Leipzig. Fakti është se edhe Chelsea dhe Liverpool kanë treguar interesim sepse ka kualitete të mira”, shpjegoi ai.

Mbetet të shihet se cila skuadër do arrijë ta bind francezin./Lajmi.net/