E thotë edhe Wengeri: Sanchez po shkon të Manchester United

Alexis Sanchez tashmë mund të konsiderohet një lojtar i Manchester United.

Sport

20/01/2018 20:42

Ka mbetur vetëm zyrtarizimi, që Sanchez të nis një aventurë të re në karrierën e tij, të skuadra nga ‘Old Trafford’.

Lajmin për transferimin e Sanchez të Manchester United, e ka ‘konfirmuar’ edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, pas ndeshjes me Crystal Palacen.

Wenger i pyetur se pse nuk është përfshirë Sanchez në skuadër për ndeshjen me Crystal Palacen, është përgjigjur:” Nuk kam luajtur me të sepse është çështja e transferimit të tij të Manchester United. Ai nuk mund të voziste në drejtim të veriut dhe të luante njëkohësisht futboll. Është e vështirë. Andaj vendosa ta lë jashtë”.

Kujtojmë se kur Wenger përmend veriun, ka të bëjë me qytetin e Mançesterit, që është qyteti më verior i Britanisë./Lajmi.net/