E takoi një javë para se të jepej vendimi, ish-zyrtari amerikan për Thaçin: E priste që dënimi do ishte i rëndë, nuk ndihej i tradhtuar nga ShBA-të

Ish-presidenti Hashim Thaçi po priste që Gjykata Speciale do të jepte një dënim të dëmshëm për të dhe Kosovën. Kështu thotë ish-zyrtari amerikan, Jason Steinbaum, që e kishte takuar një javë para se të jepte verdikti për ish-krerët e UÇK-së, transmeton lajmi.net.  “U takova me ish-kryeministrin Thaçi në Hagë rreth një javë para se të…

Lajme

23/09/2026 11:26

Ish-presidenti Hashim Thaçi po priste që Gjykata Speciale do të jepte një dënim të dëmshëm për të dhe Kosovën.

Kështu thotë ish-zyrtari amerikan, Jason Steinbaum, që e kishte takuar një javë para se të jepte verdikti për ish-krerët e UÇK-së, transmeton lajmi.net.

 “U takova me ish-kryeministrin Thaçi në Hagë rreth një javë para se të jepej vendimi. Ai dukej mirë, i shëndetshëm dhe ishte optimist nga njëra anë, por edhe disi e priste që vendimi do të ishte i dëmshëm, dhe po ashtu jo vetëm ndaj tij, por edhe për demokracinë në Kosovë. Ndaj kur e takova rreth një javë para vendimit, më lejoni të bëj një koment tjetër: Të kalosh gjashtë vjet në burg pa një vendim ishte një tjetër gabim i gjykatës. Thaçi nuk rrezikonte të arratisej, ai u dorëzua vullnetarisht. Ndaj nëse kjo do të kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara, pra mbajtja për gjashtë vjet në burg pa e dënuar, do të kishte qenë shkelje e kushtetutës, pasi është shumë e pazakontë të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për krimet për të cilat nuk ishin dënuar ende”, tha ai.

Steinbaum  në intervistë për Euronews Albania tha se Thaçi besonte tek ShBA-të dhe se nuk ndihej i tradhtuar.

“Ai besonte ende tek Shtetet e Bashkuara dhe nuk tha asgjë për mundësinë që të ndihej i tradhtuar. Besimi i tij tek Shtetet e Bashkuara, tek aleanca mes dy vendeve do të mbetet i fortë dhe nuk dëgjova asgjë tjetër të thuhej prej tij”, shtoi ai./lajmi.net/