E sulmuan brutalisht modelen në një restorant në Tiranë, Policia në kërkim të Antonela Berishës dhe motrës së saj
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në kryeqytet, ku një vajzë është sulmuar brutalisht teksa ishte duke ngrënë darkë. Viktima, e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar publikisht përmes pamjeve dhe emrave se ka qenë viktimë e një sulmi të dhunshëm. Sipas dëshmisë së Klea Prengës, ajo është…
ShowBiz
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në kryeqytet, ku një vajzë është sulmuar brutalisht teksa ishte duke ngrënë darkë. Viktima, e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar publikisht përmes pamjeve dhe emrave se ka qenë viktimë e një sulmi të dhunshëm.
Sipas dëshmisë së Klea Prengës, ajo është goditur papritur nga pas, ku një person i ka thyer një shishe qelqi në fytyrë. Ajo ka akuzuar për këtë sulm dy motra, Mariela dhe Antonela Berisha, ku kjo e fundit është e njohur për publikun. Në denoncimin e saj, Klea ka ndarë me publikun momentet tronditëse të dhunës dhe dëmtimet që ka pësuar si pasojë e këtij akti.
Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke njoftuar se është duke punuar intensivisht për lokalizimin e të dyshuarave. Antonela Berisha, 28 vjeçe, dhe Mariela.B, 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, janë shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. Autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të sjellë para drejtësisë personat e përfshirë në këtë akt të dhunshëm.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Këto dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe”,– njofton policia, sipas TCH.
Ndërkohë, ky është reagimi i bërë nga modelja Klea Prenga në Instagram, duke treguar se si ka ndodhur ngjarja:
“Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha.As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë. Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë”.
Kujdes pamje të rënda/ Sulmohet modelja në Tiranë, i thyejnë gotën në fytyrë