Dy shoqe të mitura raportohen të zhdukura në Gjilan, familjarët nuk dinë ku ndodhen

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit, pasi kishin dalë së bashku dhe që atëherë familjarët nuk kanë informacione për vendndodhjen e tyre. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar nga familjarët më 16 tetor, rreth orës 23:50. “ Nga familjarët e tyre janë…

Lajme

18/10/2026 08:47

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit, pasi kishin dalë së bashku dhe që atëherë familjarët nuk kanë informacione për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar nga familjarët më 16 tetor, rreth orës 23:50.

“ Nga familjarët e tyre janë raportuar të zhdukura dy shoqe, femra të mitura. Sipas familjarëve, këto të fundit kanë dalë bashkë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është nën hetime. /Lajmi.net/