E rrallë: Në Rumani, pema e vitit të ri bëhet nga shishet e vaksinave të COVID-19

Pema është bërë nga gjithsej 19,000 shishe bosh.

Fun

09/12/2021 13:39

Në një nga pikat më të mëdha të vaksinimit në Rumani, u shfaq një pemë e Krishtlindjes tre metra e lartë e bërë nga shishe boshe të vaksinave Pfizer, transmeton lajmi.net.

Pema përbëhet nga gjithsej 19,000 shishe bosh që ndriçohen nga llambat LED.

Ideja për këtë dekorim ka lindur në mars të vitit 2021, dhe stafi ka nisur që nga nëntori të punojë për projektin.

“Druri që disponojmë është bërë kryesisht nga shishet Pfizer që i mbledhim që nga 1 marsi 2021. Për prodhimin e tij janë përdorur afërsisht 19,000 shishe”.

“ Niveli i poshtëm është bërë nga shishe moderne, dhe dhuratat janë bërë nga vaksinat Johnson & Johnson”, tha Dr. Radu Christian, koordinator i qendrës së vaksinimit.

“Falenderojmë të gjithë ata që e morën vaksinën këtu. Kështu duam të tregojmë se sa mirënjohës jemi që zgjodhën qendrën tonë për të marrë vaksinën”, shtoi ai.

Këtu mund të shihni pemën ‘gjigante’ të vitit të ri e gjatë 3 metra. /Lajmi.net/

YouTube player