E rëndë: Dalin pamjet e këngëtares se njohur duke luftuar me një sëmundje të rrallë neurologjike

Prej kohësh dihet se Céline Dion vuan nga Sindroma e Personit të ngurtë (SPS), një çrregullim i rrallë neurologjik. Për këngëtaren e famshëm është duke u bërë gati një dokument që tregon betejën e saj të dhimbshme me sëmundjen. Këngëtarja kanadeze mund të shihet duke marrë frymë teksa profesionistët mjekësorë përpiqen të lehtësojnë spazmat e…

ShowBiz

26/06/2024 10:23

Prej kohësh dihet se Céline Dion vuan nga Sindroma e Personit të ngurtë (SPS), një çrregullim i rrallë neurologjik.

Për këngëtaren e famshëm është duke u bërë gati një dokument që tregon betejën e saj të dhimbshme me sëmundjen.

Këngëtarja kanadeze mund të shihet duke marrë frymë teksa profesionistët mjekësorë përpiqen të lehtësojnë spazmat e dhimbshme të muskujve dhe kamera kap në heshtje skenat e tmerrshme.

Beteja e tmerrshme e superyllit të muzikës me sëmundjen do të shfaqet në dokumentarin e Amazon Prime ‘I Am: Céline Dion’.

“Unë gjej gjithmonë një plan B dhe një plan C, e dini. Kjo jam unë. Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci. Nëse nuk mund të eci, do të zvarritem. Por unë nuk do të ndalem. Nuk do të ndalem”, tha ajo.

YouTube player